Konsumoi kokainë live? Fituesi i Eurovision flet pas videos që u bë virale

23/05/2021 15:24

Italia ka fituar Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me një këngë rock dhe arriti të fitonte këtë trofe pas votave të publikut.

Por ajo që po bën bujë në media, më shumë sesa fituesi, është një video, ku mes entuziazmit për fitoren, një moment i çuditshëm u kap nga kamerat.

Në këtë video shihet një nga pjesëtarët e grupit italian duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë kanë aluduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë. Në një konferencë shtypi pas fitores, ai thotë se nuk përdor kokainë.

“Tomas theu një gotë me këmbën e tij dhe po e ndihmoja të pastronte mbetjet. Unë nuk përdor kokainë. Ju lutem mos e thoni atë gjë. Jemi gati të bëjmë testet e nevojshme sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Erdhëm këtu vetëm për të kënduar. Rock’n’ roll-i nuk do të vdesë kurrë. Ju duam shumë’-tha lideri i grupit të njohur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA