Reynders: Certifikatat e vaksinimit do të lehtësojnë udhëtimin për europianët

22/05/2021 03:13

Certifikata e Bashkimit Europian për vaksinimin kundër COVID-19, që pritet të hyjë në funksionim deri më 1 korrik, është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët evropianë, tha sot eurokomisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders.

“Skema do të lejojë qytetarët e BE-së të qarkullojnë më lirshëm brenda bllokut, në siguri të plotë shëndetësore dhe do të mbështesë sektorët ekonomikë të varur nga lëvizja e lirë”, tha Reynders për gazetarët në Bruksel.

Tri lloje certifikatash do të jenë në dispozicion falas në letër ose në mënyrë dixhitale: një që vërteton vaksinimin me një vaksinë të miratuar nga BE, një që tregon rezultate negative të testit dhe një për personat që janë shëruar nga një infeksion COVID-19.

Pasi të zbatohet plotësisht plani, shtetet anëtare në parim duhet të përmbahen nga vendosja e ndonjë kufizimi shtesë të udhëtimit, të tilla si kërkesat e karantinës ose testimi shtesë për mbajtësit e certifikatave. Këto aktualisht zbatohen për shumë udhëtime brenda bllokut.

Top Channel