Bashkia britanike shemb 5 shtëpi të reja luksi/ U ndërtuan 30% më të mëdha se plani (fotot)

22/05/2021 17:21

Pesë shtëpi të reja që kushtojnë 1 milionë paundë secila, do të shemben në Britani pasi toka ku ishin ndërtuar ishte 30% më e madhe sesa plani, pas një beteje ligjore pesë vjeçare të pronarëve të tyre për t’i shpëtuar.

Pronat e veçuara në rajonin piktoresk të West Pennine në qytetin verior të Bolton, ishin më të mëdha nga sa ishin lejuar nga këshili bashkiak, u tha në hetimet e zyrtarëve rajonalë, të cilët lëshuan urdhrin e shembjes së tyre prej vitit 2018. Tashmë autoritetet u kanë dhënë të zotëve 12 muaj kohë për prishjen e shtëpive.

Në një prej seancave gjyqësore pronari Elan Raja tha se kishte paguar 1,057,000 paundë për tokën në 2016 dhe më pas £215,000 në shpenzime të tjera.

Ndërtimi i tyre kishte nisur në 2014 kur u dha leja për konvertimin nga shtëpia fermere e mëparshme, në pesë shtëpitë reja me një shesh qendror.

Shtëpitë e gurit u ndërtuan në një tokë të gjerë të hapur në Bolton, pranë Manchester.

Por punimet e fundit u ndërprenë pas një padie në  tetor 2016, kur këshilli bashkiak i Bolton zbuloi se shtëpitë nuk po ndërtoheshin në përputhje me lejen e ndërtimit.

FOTO GALERI
3/7
Pronari Elan Raja tha se kishte paguar 1,057,000 paundë për tokën në 2016 dhe më pas £215,000 në shpenzime të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA