Aktivistja spanjolle e ndihmës abuzohet ‘online’ për përqafimin me emigrantin senegalez (fotot)

22/05/2021 19:10

Aktivistja spanjolle e ndihmës Luna Reyes është bërë objekt i abuzimeve të radikalëve pas shpërndarjes së gjerë të imazheve të përqafimit me një emigrant senegalez, që sapo kishte mbërritur në territorin spanjoll të Ceuta.

Imazhi kishte kapur një moment domethënës së njerëzimit: një vullnetare të Kryqit të Kuq që ngushëllonte një emigrant që sapo kishte ardhur në territorin spanjoll në Afrikën Veriore, Ceuta.

Por disa orë pas publikimit të pamjeve, Luna Reyes thotë se llogaritë e saj në rrjetet sociale ishin mbushur me shprehje abuzive nga individë anti-emigrantë dhe radikalë të tjerë që ishin nevrikosur nga mbërritja e paprecedentë e rreth 8000 emigrantëve në Ceuta.

“Ata panë që përqafova një njeri me ngjyrë dhe më thonin sharje të tmerrshme raciste”, thotë 20 vjeçarja, në një intervistë me rrjetet spanjolle.

Por me përhapjen e lajmeve për abuzimet verbale, interneti nisi të reagonte duke u vënë në mbrojtje të vajzës, nën hashtagun #GraciasLuna në Spanjë.

“Ne nuk lejojmë që të fitojë urrejtja,” shkruante Rita Maestre, këshilltare bashkiake e Madrid.

Reyes justifikohej se përqafimi i dikujt në nevojë është “gjëja më normale në botë”. Ajo tha se nuk e dinte emrin e personit që po përqafonte por ai ishte i ezauruar nga lodhja dhe i kishte dhënë ujë.

“Ai po qante, unë i zgjata dorën dhe më përqafoi. Ai përqafim ishte si një shpëtim jete për të”.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq spanjoll Jagan Chapagain, dha dhe ai mbështetjen e tij për vajzën. “Luna përfaqëson më të mirën në shoqërinë tonë. #Gracias Luna, që na ndiçove një dritë e na tregonve ç’është humanizmi”, shkruante ai.

FOTO GALERI
2/3
Ajo tha se nuk e dinte emrin e personit që po përqafonte por ai ishte i ezauruar nga lodhja dhe i kishte dhënë ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA