Aktivistët në Toronto lyejnë konsullatën izrealite me ‘lum gjaku’, pas 250 palestinezëve të vrarë në Gaza

22/05/2021 15:51

Shkallët e konsullatës izraelite në kryeqytetin e Kanadasë ishin lyer sot me bojë të kuqe të derdhur teksa aktivistët dënonin dhunën izraelite në Gaza, e cila mori fund dje por gjatë 11 ditë sulmesh vrau më shumë se 250 palestinezë, përfshi dhe të paktën 60 fëmijë.

Protesta e bojës simbolizonte lumin e gjakut që soli shkatërrim të gjerë në qytetin e varfëruar të Rripit të Gazës, dhe raportohet se ishte ideuar nga Rabini vendas David Mivasair, anëtar i grupit Zërat Indipendentë Hebrej, të cilët mirëpritën armëpushimin, por thanë se çështjet e të drejtave të njeriut në territoret e Palestinës të pushtuara nga Izraeli, do të vazhdojnë.

“Vdekja dhe shkatërrimi i shkaktuar nga Izraeli në Gaza, nuk mund të fshihen poshtë qilimit. Boja e kuqe në konsullatën izraelite në Toronto përfaqëson gjakun e civilëve të pafajshëm të masakruar palestinezë. Armëpushimi nuk do t’i japë fund shtypjes dhe padrejtësisë, teksa palestinezët jetojnë nën një regjim varfërues, dominues dhe shtypës”, tha organizata.

Qeveria kanadeze ashtu si shumica e vendeve botërore nuk e njeh kontrollin izraelit mbi territoret e pushtuara palestineze në 1967, ku përfshihen Rrafshnaltat Golan, Bregu Perendimor, Jeruzalemi Lindor dhe Rripi i Gazës.

“Kolonitë e reja izraelite në territoret e pushtuara janë një shkelje flagrante e Konventës së Gjenevës. Ato përbëjnë një pengesë serioze në procesin e arritjes së paqes së drejtë dhe afatgjatë në konflikt”, thuhet në deklaratën e qeverisë kanadeze. /toronto.ctvnews.ca/

FOTO GALERI
1/3
Protesta e bojës simbolizonte lumin e gjakut që solli shkatërrim të gjerë në qytetin e varfëruar të Rripit të Gazës

Top Channel