81 vjetori i një artisteje/ Durrës, kolegët festojnë ditëlindjen e aktores Aishe Stari

22/05/2021 20:00

Mes miqve dhe kolegëve, Mjeshtrja e Madhe Aishe Stari festoi 81-vjetorin e lindjes në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Në ceremoninë e drejtuar nga regjisori i mirënjohur Haxhi Rama nuk munguan batutat dhe as torta e ditëlindjes që mbante numrin 18, aq sa ndjehet dhe aktorja, që konsiderohet hijeshia ndër vite e skenës së Estradës dhe Teatrit të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Aishe Stari i përket brezit të parë të aktorëve profesionistë shqiptarë, që mbaruan Shkollën e Lartë për Aktorë në vitin 1963.

Ajo mbetet një nga aktoret më të dashura për publikun me dhjetëra role të realizuara mjeshtërisht në skenën e estradës dhe teatrit, por edhe në kinematografi.

Në Durrës e njohin dhe e duan të gjithë brezat, falë angazhimit të saj edhe në shfaqjet për fëmijë gjatë dekadës së fundit. Për të vitet janë thjesht numra, ndërsa aktrimi si ajri i detit që i jep gjallëri.

Top Channel