Vrasësi i dënuar me vdekje prej 45 vjetësh, nuk mund të ekzekutohet se tashmë është i sëmurë mendor (fotot)

21/05/2021 21:46

Raymond Riles ishte dënuar me vdekje në vitin 1976 për një vrasje me armë, dhe më pas i vuri flakën disa here vetes në burg.

Por tashmë i burgosuri më i vjetër i Texas nuk mund të ekzekutohet pasi dënimi i tij nuk qëndron sepse nuk kishte marrë në konsdieratë sëmundjet e tij mendore, vendosi dje një gjykatë apeli.

Raymond Riles është burgosur prej vitit 1976 kur vrau burtalisht me armë John Thomas Henry pas një konflikti ordiner.

Psikologët dhe psikiatrët vendosën në favor të Riles duke thënë se është në gjendje psikotike dhe vuan nga skizofrenia, si tani, edhe gjatë kohës së vrasjes.

Megjithse data e ekzekutimit të tij ishte caktuar disa herë, zyrtarët nuk kanë mundur ta kryejnë atë pasi i burgosuri ishte mendërisht inkompetent për t’u ekzekutuar.

Një nga avokatët e tij Jim Marcus, tha: “Në Texas, njerëzit lihen të vuajnë në njësinë Polunsky (të të dënuarve me vdekje), ku kushtet janë vetëm izolim solitar.”

Edhe bashkëpunëtori i Riles, Herbert Washington, u dënua fillimisht me vdekje për krimin por dënimi i tij u ndryshua më vonë në burgim të përjetshëm.

Gjykatësja  Kim Ogg, tha: “Jemi të lumtur që gjykata e lartë e Texas nuk e kontestoi vendimin, pasi precedentët e sëmundjeve mendore të kriminelit duket të merren në konsideratë dhe dënimi të konvertohet në burgim të përjetshëm”.

FOTO GALERI
2/3
Por tashmë i burgosuri më i vjetër i Texas nuk mund të ekzekutohet pasi nuk kishte marrë në konsideratë sëmundjet e tij mendore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA