Varej nga ballkoni për t’iu fshehur gruas/ MC Kevin ra për vdekje pas ‘maratonës’ së drogave e seksit, thotë policia vendase (fotot)

21/05/2021 17:06

Këngëtari brazilian MC Kevin mund të ketë rënë për vdekje nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit prej influencës së drogave të shumta që u konsumuan në një festë alkooli e seksi, tha sot policia për ngjarjen.

23-vjeçari besohet se ka konsumuar një numër substancash intoksikuese mes të cilave drogën e rëndë MD, gjatë mbrëmjes së mbushur me seks dhe alkool, që ai besohet se po kalonte me modelen Bianca Domingues dhe një mikun e tij.

Dy javë më herët ai ishte martuar me modelen Deolane Bezerra dhe natën e vdekjes duket se kërkonte të fshihej prej saj, teksa ishte në një “situatë treshe” me modelen dhe një mikun e tij.

Autoritetet kanë konfirmuar se po kontrollojnë një numër imazhesh nga kamerat e sigurisë së hotelit në Rio de Janeiro si dhe materiale të gjetura në dhomë.

Ata dyshojnë se personat ishin nën influencën e drogave sintetike që shkaktuar sjellje të ekzagjeruara e të pakontrolluara, që sollën si pasojë vdekjen.

DailyMail.com shkruan se 23-vjeçari ishte në dhomë me modelen braziliane Bianca Domingues dhe mikun e tij Victor Fontenelle për një natë ‘seksi treshe’.

Modelja ka thënë për burime mediatike se kishte pranuar të bënte seks dy djemtë për $1,000 të cilat kishte kërkuar t’i transferoheshin në llogarinë bankare pas kryerjes së aktit.

Pasi kishte bërë seks fillimisht Fontanelle, këngëtari kishte dalë nga dhoma por ishte kthyer dhe kishte kërkuar edhe ai  të bënte seks me Domingues.

Por ai ishte refuzuar, dhe në këtë kohë rojet e sigurisë së Kevin e kishin njoftuar se gruaja e tij Deolane Bezerra, kishte ardhur ta kërkonte në hotel.

Për të evituar këtë, nën efektin e drogave Kevin ishte panikosur dhe herën e fundit që ishte parë, ai po varej nga parmakët e ballkonit të dhomës, para se të binte për vdekje.

Në deklaratën e saj për policinë, Domingues tha se këngëtari kishte konsumuar alkool dhe marijuanë para incidentit.

Ajo shtoi se këngëtari dhe shoku i tij kishin konsumuar alkool të përzier me MD – një drogë që stimulon efektet haluçinogjene.

Pas vdekjes gruaja e tij Deolane postoi një foto të martesës së tyre, me komentin: “Do të jesh gjithmonë dashuria e jetës sime. Shko me Zotin, do të të dua gjiithmonë”.

Një ditë më parë në finalen e kupës së futbollit të Francës, ylli brazilian i skuadrës fituese PSG, Neymar i bënte homazh MC Kevin me një mesazh në bluzë.

Kevin ishte këngëtar i njohur në Sao Paulo dhe kishte 8.6milionë ndjekësa në rrjetin Instagram.

FOTO GALERI
3/9
Dy javë më herët ai ishte martuar me modelen Deolane Bezerra

Top Channel