U kualifikua e para për finalen e Eurovisionit/ Flet Anxhela Peristeri: Jemi vend i vogël, por Shqipëria e meriton! (FOTOT)

21/05/2021 08:34

Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri është kualifikuar e para për në finalen e madhe në Roterdam.

Pas përfundimit të natës së dytë gjysmë finale, Anxhela i është përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp të medieve.

Për çdo shtet ka tre pyetje, një nga gazetarët e vendit konkurrues, mediat ndërkombëtare dhe ato online.

Pyetja e gazetares shqiptare: Si ndihesh, pasi ishe e vetme në skenë dhe ja dole që e gjithë Europa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?

Anxhela Peristeri: Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!

Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar me Poloninë: Si është “Karma” jote tani?

Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte: Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”.

Anxhela Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të performojë këngën e saj “Karma”, të kompozuar nga Kledi Bahiti me tekst të Olti Currit në mbrëmjen e të shtunës (22 maj 2020).

Shtetet e tjera që janë kualifikuar për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Në gjysmë finalen e dytë të festivalit evropian, Anxhela Peristeri ka kënduar shqip këngën “Karma” dhe interpretimin e shoqëroi me lëvizje sensuale ndërsa pas saj kishte efekte vizuale të mirëmenduara me detaje.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA