Në përfundim të numërimit të 114 kutive të votimit të Qarkut Berat, KAS ka bërë pasqyrimin e rezultatit të numërimit.
Sipas rezultatit përfundimtar të dhënë nga KAS, LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota. Partia Socialiste ka humbur 20 vota, ndërsa PD-AN ka humbur 9 vota.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, tha se PS mbështeti kërkesën e bërë nga LSI për hapjen e kutive, por rezultati është i qartë dhe në qarkun e Beratit nuk ka pasur vjedhje të votive.
Eridian Salianji: Ne e mbështetëm kërkesën për hapjen e kutive. Donim të hiqnim çdo lloj dyshimi. Unë u shpreha se mandate nuk do të ndryshonte. Ndryshimet e vetme që ndodhën kanë të bëjnë me mënyrën e standardit të vlerësimit të votës. Ishit ju anëtar të KAS që vlerësuat 15 vota të vlefshme. Rivlerësimi që u bë, arritët të nxirrnit 15 vota. Këtu nuk ka pasur vjedhje votash. Këto janë pak, siç e kemi thënë gabime njerëzore që s’mund të bëjnë procesin pis.
Besoj se kërkesa ligjore e LSI, vullneti i tyre u miratua nga KAS, ky rezultat tashmë dihet, nuk mund të ndryshohet kështu, të mbyllet hetimi dhe të miratojmë tabelën.
Ndërkohë, që mbledhja u ndërpre pasi LSI kërkoi kohë për pretendimet përfundimtare.
Top Channel