Pamje të rënda të qindra varreve të cekëta në brigjet e Ganges në Indi pas tejmbushjes së krematoriumeve (fotot)

21/05/2021 16:29

Rreshta të panumërt varresh të cekëta në brigjet e lumit Ganges në veri perëndim të Indisë janë ekspozuar së fundmi nga shirat e ashpër.

Mbetjet e viktimave të koronavirusit janë mes qindra trupave të varrosur pranë krematoriumit të Shringverpur, rreth 40 kilometra në veri të Prayagraj.

Pamje e publikuara së fundmi tregonin masën e madhe të impjantit ku pirgjet e varreve shiheshin të mbuluara me pëlhura.

Punëtorët bashkiakë punonin për rimbulimin e varreve dhe largimin e qenve endacakë që kishin nisur të ngacmonin trupat.

Megjithatë krematoriumi vazhdon të operojë në vend, teksa vendi mezi përballon fluksin e numrit të madh të viktimave të koronavirusit në Indi.

Vendi shënoi dje 4,209 vdekje nga sëmundja dhe 259, 551 raste të reja infektimi.

Por shifrat zyrtare konsiderohen si më të ulëta sesa numri real i vdekjeve e infektimeve.

Javët e fundit komplikacionet e Covid-19 kanë sjellë shfaqjen e infeksionit të ri të fungusit të zi.

Për këtë të fundit është bërë me faj përdorimi i ekzagjeruar i steroidëve për trajtimin e pacientëve me Covid.

E njohur ndryshe si mukormikoza, është një infeksion agresiv teksa kirurgët thonë se nganjëherë janë detyruar të heqin sytë e pacientëve dhe masa e vdekshmërisë është rreth 50%.

FOTO GALERI
2/10
India po perballet me nje vale te ashper te pandemise e koronavirusit

Top Channel