Kategoria Superiore/ Tre ndeshje fillojnë me vonesë, ja personazhet “VIP” në tribunë

21/05/2021 18:14

Po luhen ndeshjet e javës së 35 të kategorisë Superiore dhe për disa prej tyre ka mbaruar pjesa e parë.

Deri më tani rezultate e ndeshjeve janë Kastriot-Bylys 0-1, Skënderbeu-Kukësi 2 me 0, në pjesën e parë.

Ndërkohë ndeshjet Partizani-Vllaznia, Laçi-Teuta, Tirana-Apolonia kanë filluar me vonesë pasi erdhi me vonesë ambulanca.

Në stadiumin në ndeshjen Partizani-Vllaznia, janë para në tribunë, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, këngëtari Shpat Kasapi,ish deputeti Aqif Rakipi.

Partizani-Vllaznia është dueli që merr rëndësinë më të madhe pasi në rast fitoreje të të kuqëve titulli mund të mbetet në kryeqytet por në kampin e Partizanit, ndërkohë që Vllaznia do të tentojë gjithçka për gjithçka pasi me Europën në xhep dhe finalen e Kupës për t’u luajtur, skuadra e Brdaric ka ende shanse për titullin dhe nëse fiton ndaj ekipit të Dajës mund të luajë një finale titulli ndaj Laçit në Loro Boriçi të mërkurën e ardhshme.

FOTO GALERI
5/73

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA