FOTOT/ Zjarri ‘pushton’ Athinën, 40 mijë hektarë tokë janë bërë shkrumb nga flakët. Digjen ferma e vila

21/05/2021 11:33

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Hardalias, ditën e sotme, u shfaq optimist për ‘luftën’ e zjarrfikësve me flakët, që shpërthyen të mërkurën pasdite në Schino, Korinth.  

Zjarri mori dimensione të pakontrollueshme dhe arriti deri në Atikën Perëndimore. Ato u favorizuan edhe nga erërat e forta, ndërsa tashmë vëmendja e zjarrfikësve është përqendruar në Liakoto , Pefkenea, Hani Derveni , Aigeira dhe Manastiret Shën Gjon Pagëzori Makrinos dhe Agios Ierotheos .

Hardalias theksoi se “zjarrfikësit e fituan bastin” duke nënvizuar se çdo zhvillim tjetër do të ishte katastrofik, ndërsa siç informoi ai, më shumë se 40,000 hektarë tokë janë bërë shkrumb nga flakët.

Sipas Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit luftuan shumë gjatë me flakët, por erërat e forta që frynë në zonë e vështirësonin punën e tyre.

“Në mëngjes, kur erërat u ndalën, mjetet ajrore u ngritën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit”, tha Hardalias, i cili shtoi se zjarri gjithashtu kishte shkatërruar ferma dhe vila, që ishin ndërtuar në afërsi të zonave pyjore.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel