24 mbetje trupash njerëzish zbulohen në kopshtin e ish-policit (fotot)

21/05/2021 18:42

Mbetjet e trupave të të paktën 24 njerzëve janë zbuluar në shtëpinë e një ish-polici në El Salvador.

Zyrtarët thanë se varret e përbashkëta mund të mbajnë deri në 40 trupa, shumica e të cilave besohet se janë femra. Ata shtuan se puna për nxjerrjen e tyre do të vazhdojë për të paktën një muaj.

Policia shtoi se beson gjithashtu se ka zbuluar një organizatë të fshehtë vrasjesh që operon prej më shumë se një dekade.

El Salvador ka një prej përqindjeve më të larta të femicideve në Amerikën Latine, siç njihet në gjuhën zyrtare vrasja e një vajzë ose gruaje për arsye të gjinisë së saj.

51 vjeçari Hugo Ernesto Osorio Chávez, ishte arrestuar këtë muaj në Chalchuapa për vrasjen e një gruaje 57-vjecare dhe të bijës së saj 26-vjeçare. Ish-oficeri i policisë ishte hetuar më parë për krime seksuale dhe ka pranuar vrasjen e të dyjave.

Por kur grupet e mjekësisë ligjore kontrolluan shtëpinë e tij rreth 70 km në veri të kryeqytetit  San Salvador, ata zbuluan shtatë puse me trupa njerëzish, të cilat mund të jenë varrosur aty vite të tëra më parë.

Autoritetet sugjeruan ekzistencën e një rrjeti vrasjesh që mund të ketë operuar prej një dekade dhe 10 njerëz janë akuzuar.

Në të dyshuarit përfshihen policë, ushtarakë e trafikantë, tha Mauricio Arriaza Chicas, kreu i policisë civile të El Salvador, shkruan La Prensa.

Ai shtoi se Osorio Chavez dyshohet se gjuante viktimat e tij në rrjetet sociale dhe i joshte me “ëndrrën amerikane”, sipas  Associated Press.

Dhjetra njerëz që besohet se janë të afërm të viktimave të zhdukura ishin mbledhur dje jashtë shtëpisë së vrasësit, teksa punonjësit me veshje mbrojtëse të bardha largonin skeletet nga tonë.

Në El Salvador u regjistruan 70 vrasje të grave vitin qe shkoi, nga 111 që u regjistruan në 2019.

Sipas shifrave të OKB në Amerikën Latine ndodhin rreth 12 femicide të ditë.

FOTO GALERI
4/5
Sipas shifrave të OKB në Amerikën Latine ndodhin rreth 12 femicide të ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA