Zgjerimi i NATO-s, Rusia “drejton” raketat nga Arktiku

20/05/2021 16:37

Zgjerimi i NATO-s mbetet një plagë e pashëruar në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, që shënoi kulmin gjatë Luftës së Ftohtë, por që së fundi, po shpërfaqet sërish.

Kjo temë është rikthyer në vëmendjen nga një raport i një instituti me qendër në Londër – Chatham House, i cili të rrëzojë sic thotë një sërë “mitesh dhe keqkuptimesh, që kanë formësuar mendimin perëndimor dhe e kanë ndaluar atë të mbajë “një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të menaxhueshme me Moskën”.

Një mit në mënyrë të veçantë ka nxitur debate në zjarrta online, ai sipas të cilit “Rusisë iu premtua që NATO-ja nuk do të zgjerohej”. “Bashkimit Sovjetik kurrë nuk iu ofrua një garanci zyrtare mbi kufijtë e zgjerimit të aleancës pas vitit 1990”, shkroi James Lough, bashkëpunëtor i hulumtimit. Sipas tij, Moska me qëllim shtrembëron historinë për të ruajtur një konsensus anti-perëndimor brenda vendit. Në mesin e tensioneve të fundit me NATO-n, Moska thotë BBC, po i mban në gatishmëri raketat në Arktik. Ekipi i saj vizitoi bazën ruse në ishullin Alexandra, një strukturë që duket më shumë si një stacion hapësinor, sic thonë gazetarët e saj.

Atje panë sesi raketahedhëset Bastion mbahen në gatishmëri, e ushtarët kontrollojnë gjithë kohën mekanizmat e lëshimit. A mund të shkatërrojnë në çdo moment anijet armike dhe janë tejet efikase. Pohimet të tilla, shkruan gjiganti mediatik, dhe shqetësimi i NATO-s nga prania ushtarake ruse në rajon shkojnë në nivele të cilat nuk ishin parë më që prej Luftës së Ftohtë. Premtimi i pretenduar për mos zgjerimin e NATO-s pa dyshim duket se do të mbetet një element i qëndrimit të Putinit kundër aleancës, e situata nuk ka gjasa të ndryshojë së shpejti.

Top Channel