Shkon në mbi 165 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

20/05/2021 02:44

Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve me koronavirusin (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 165 milionë.

Gjithsej 165.096.424 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë globin, sipas “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

SHBA-ja mbetet shteti me më shumti të infektuar, me gjithsej 33.775.147 raste, pasuar nga India me 25.592.273 dhe Brazili me 15.735.485. Ndërkohë që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 3,42 milionë njerëz, kurse rreth 144 milionë janë shëruar.

Top Channel