Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 587.884, prej të cilëve 659 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.027.500, me 29.630 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,77 milionë raste të konfirmuara dhe 62.765 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 159 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 125 milionë dozën e dytë.

Top Channel