Epstein vizitoi rezidencën mbretërore me ftesë të Andrew, policia skoceze nis hetimet për Balmoral
Në Japoni farmacistët mund të lejohen të vaksinojnë në mënyrë që të përshpejtojnë vaksinimet kundër koronavirusit (COVID-19).
Anëtari i Kabinetit Përgjegjës për vaksinat COVID-19, Taro Kono, deklaroi në një konferencë për shtyp se ata diskutuan mundësinë që farmacistët jenë në gjendje të vaksinojnë.
Duke kujtuar që përveç mjekëve në shërbimin e vaksinimit caktohen edhe stomatologët, Kono theksoi se nëse kjo praktikë nuk është e mjaftueshme, ata gjithashtu do të caktojnë edhe farmacistët. Në Japoni, filloi vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor në shkurt dhe personave mbi moshën 65-vjeç në prill.
Agjencia Kyodo raportoi se 3 për qind e popullsisë së vendit me 126 milionë banorë kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri më tani, përqindje e cila është më e ulët midis ekonomive të zhvilluara.
Top Channel