Dezertori tregon si i mbijetoi pesë plumbave të ushtarëve gjatë arratisjes nga Korea e Veriut (fotot)

20/05/2021 17:46

Chong Song ka treguar së fundmi historinë e tij shokuese sesi u qëllua pesë herë nga rojet kufitare të Kim Yong Un teksa kalonte lumin drejt Koresë së Jugut në nëntor 2017, por mrekullisht arriti të mbijetonte për të rrëfyer tmerrin.

Tentativa e Chong Song për liri, ashtu si shumë bashkëpatriotë të tij më herët, u filmua nga kamerat e sigurisë në anën jugore të kufirit, ku shihet sesi pasi përplas me makinë postbllokun e sigurisë, ai lëshohet duke vrapuar drejt lumit, por trupi i tij goditet nga të paktën pesë plumba të ushtarëve të Penianit.

I arratisuri mundi të kalonte në Zonën e Demilitarizuar që shërben si ndarje mes dy fqinjëve të jugut, e veriut.

Duke folur me rrjetin NBC, ai tregon se çuditërisht nuk ka urrejtje ndaj rojeve kufitare që e qëlluan: “Po të isha në vendin e tyre edhe unë do të kisha qëlluar. Kjo nuk është një çështje miqësie. Unë i kuptoj ata dhe po të isha në vend të tyre do të kisha bërë të njëjtën gjë”.

“Isha i tmerruar. E shikoj këtë video nganjëherë dhe e kuptoj se është një mrekulli që jam gjallë”.

Shumë njerëz tentojnë të largohen nga vendi i varfër e i izoluar por numrat janë shtuar që prej ardhjes në pushtet të Kim Jong-un në 2011.

Chong tregon: “Kisha veshur një xhup e një nga plumbat më përshkoi duke hyrë e dalë në anë. Plumbi kishte shkatërruar muskulin dhe unë ndjeja ngrohtësinë e gjakut që rridhte poshtë meje, por përsëri vrapoja. Kur erdhën të më shpëtonin ushtaret e anes tjeter, isha pa ndjenja”.

FOTO GALERI
2/3
I arratisuri mundi të kalonte në Zonën e Demilitarizuar që shërben si ndarje mes dy fqinjëve të jugut, e veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA