Deputeti i ardhshëm nën radhët e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka debatuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, me gazetarin Carlo Bolino.
Gjekmarkaj tha se Bolino është shumë i kënaqur nga vendimi i DASH për Berishën dhe familjen e tij. Kjo solli reagimin e gazetarit, i cili tha se ky është një vendim i merituar për Berishën, pasi edhe ai e ka cilësuar Bolinon mafioz pa asnjë provë.
Nga ana tjetër Gjekmarkaj është shprehur se e respekton vendimin e DASH, ndërsa shton se ai e ka mbështetur PD sepse e ka menduar një parti pro amerikane dhe vetë Berishën pro amerikan. Ai theksoi se “po të kisha dyshimin e Berisha nuk është pro amerikan nuk do të rrija asnjë minutë në atë parti”.
Debati në studio:
Bolino: Nëse Berisha nuk do të kishte kandiduar mund të kishim një rezultat tjetër.
Gjekmarkaj: Bolino ka një fare ekstaze, kënaqësie.
Bolino: Jo, jo nuk është e vërtetë.
Gjekmarkaj: Ne kemi rastin e Ramës që mori një avokat në Berlin dhe nuk e dha asnjëherë sa kushton kur hodhi në gjyq BILD. Persona si Berisha apo Rama mund të kenë edhe dashamirës nga Diaspora që mund t’ia paguajnë.
Çdokush ka të drejtë të hedh çdokënd në gjyq. E të kërkosh prova mund të jetë kushdo, mund të ketë bërë 1001 mijë të zeza Berisha, por ka të drejtë të kërkojë transparencë sepse cenohet dinjiteti i tij njerëzor. Kjo vlen edhe për Blinken, Papën, presidentin e SHBA.
Bolino: Jam dakord, por problemi është që deri tani opozita ka shpifur në gjysmën e Shqipërisë pa asnjë provë. Si ka mundësi që ky zotëri më cilëson si mafioz pa asnjë provë dhe unë e kam hedhur në gjyq.
Gjekmarkaj: Mbrohuni! Për akuzat ndaj Berishës sot nuk ka asnjë proces. Ti e pe se si në Elbasan u bë njësh prokurori me policinë për të fshehur provat.
Bolino: Çdo lëvizje mushkonjash, ju e çoni kallëzim në SPAK.
Gjekmarkaj: Kjo tregon se është propagandë që përdoret herë pas here dhe po të kishte fakte mund t’i çonit në Prokurori dhe mund të kishte një hetim ndaj tij.
E respektoj vendimin e DASH . E kam mbështetur PD sepse e kam menduar një parti pro amerikane. Po të kisha dyshimin e Berisha nuk është pro amerikan nuk do të rrija asnjë minutë në atë parti.
Top Channel