Kanibali ‘serial’ që filmonte copëtimin e viktimave, arrestohet për vrasjen e të dashurës në Meksikë (fotot)

20/05/2021 18:11

Një burë 72-vjeçar nga Meksika raportohet se ka regjistruar veten duke copëtuar trupat e grave që vriste, para se të hante mbetjet e tyre.

Andrés Mendoza besohet se është përgjegjës për vdekjet e të paktën nëntë grave gjatë një periudhe 20 vjecare, sugjerojnë autoritetet.

Kanibali u arrestua fundjavën që shkoi kur policia gjeti në shtëpinë e tij në qytetin e Atizapan, trupin e copëtuar të së dashurës.

Nëna e dy fëmijëve Reyna González, 34 vjeçe, ishte shpallur e zhdukur një ditë para se të shkonte në shtëpinë e Mendoza për t’i dhënë fund lidhjes së tyre, thanë autoritetet vendase.

Por i dashuri i saj e kishte vrarë duke e goditur me thikë në gjoks, para se me një hanxhar të copëtonte trupin e saj e t’i fuste ato në disa qese.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e Mendoza ata gjetën qeset me mbetjet trupore të lëna mbi tavolinë. Kur u sinjalizuan në një pjesë tjetër të shtëpisë nga qentë nuhatës, oficerët shpuan dyshemenë për të zbuluar copa trupore dhe flokë, të të tjera viktimave.

Hetuesit gjetën gjithashtu sende personale të viktimave tragjike, dhe kartën e votimit të 32 vjeçares Rubicela Castillo, e zhdukur në korrik 2019, si dhe te 38 vjeçares Flor Vizcaino, e zhdukur në tetor 2016. Autoritetet thonë se ende nuk kanë përcaktuar kujt i përkasin pjesët trupore të gjetura në shtëpinë e vrasësit.

Rrjeti Imagen Television Mexico, thotë se Mendoza ka pranuar ngrënien e pjesëve trupore të viktimave të tij dhe regjistrimin e procesit ne video.

Deri dje, kanibali Mendoza ishte i akuzuar vetëm për vrasjen e të dashurës së tij González por prokurorët thonë se besojnë se kanë të bëjnë me një vrasës serial.

Hetimet vazhdojnë./Metro/

FOTO GALERI
6/8
Fytyra e vrasesit Mendoza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA