![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T221509.575-800x450.jpg)
26/07 22:15
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 587.225, prej të cilëve 754 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.997.870.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,77 milionë raste të konfirmuara dhe 62.727 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 158 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 124 milionë dozën e dytë.
Top Channel