Shakaja më e shtrenjtë e botës! Dogecoin, kriptomonedha që do të shkojë në hënë

19/05/2021 16:40

U desh vetëm një shaka për ta ulur me 30 përqind vlerën e monedhës digjitale Dogecoin (doxh-koin), një prej monedhave më të përhapura kripto.

Kriptomonedha, e cila filloi si shaka në mediat sociale tetë vjet më parë, humbi më shumë se një të tretën e vlerës pasi Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur të botës dhe mbështetësi më i fuqishëm i Dogecoin-it, e quajti monedhën digjitale “bixhoz”, gjatë një bisede në emisionin televiziv Saturday Night Live, fundjavën e kaluar.

Interesimi për kriptomonedhat ka qenë vitet e fundit i madh dhe e ka rritur vlerën e të gjitha monedhave digjitale në më shumë se 2.3 trilion dollarë (1.9 trilion euro), mbështetur nga trilionë dollarët dhënë prej bankave dhe qeverive për të simuluar monedhat digjitale, dhe përkrahur nga shumë investitorëve institucionalë.Ndërkohë që Bitcoin, kriptomonedha e vlerësuar shumë më tepër se të tjerat, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është mbledhur në sasi rekord, kanë qenë të ashtuquajturat monedha të vjetra digjitale si Ethereum dhe Dogecoin ato që kanë marrë kryesinë kohët e fundit.

Nuk ka shpjegim të lehtë për të kuptuar çmimin në rritje të Dogecoinit, i cili u krijua si shaka e improvizuar gjatë furisë së monedhave kripto të vitit 2013, dhe mori si logo qenin e racës Shiba Inu. Mbytja me para në dorë falë planeve simuluese të qeverisë, spekullimet e shoqëruara nga frika e humbjes së shansit, mbështetja e dhënë nga Musk dhe nga disa tifozë të thjeshtë online nxitur nga dashuria e mediave sociale për Doge meme, janë disa nga arsyet që fshihen pas ngjitjes në qiell të Dogecoinit, që ka parë vitet e kaluara rritje monetare prej 20.000 përqind. Gjatë një mbështetjeje të madhe për rritjen eksplozive të Dogecoinit, firma komerciale e Muskut, Space X filloi të pranonte pagesa për një mision satelitor në Hënë me kriptomonedha. Misioni i financuar nga Dogecoin, i planifikuar për 2022, quhet “DOGE-1 Mission to the Moon,” misioni Doge-1 drejt Hënës.

Top Channel