Momentet emocionuese kur ushtria shpëton elefantin e rënë në pusin 7m të thellë (fotot)

19/05/2021 21:33

Ushtarët e një kampi aty pranë, kishin dëgjuar thirrjet e kafshës për ndihmë.

Elefantët njihen si krijesa veçanërisht inteligjente, por nganjëherë edhe më inteligjentët mes nesh e pësojnë, herët ose vonë.

Kështu i ndodhi dhe këtij elefanti që e gjeti veten të rrëzuar në një pus rreth 7 metra të thellë pranë kampit ushtarak Panagar në rajonin indian të Jalpaiguri.

Për fat zyrtarët e ushtrisë kuptuan shpejt që kafsha ishte bllokuar brenda dhe thirrën për ndihmë departamentin e pyjeve që erdhën me një vinç.

Elefanti i arrit të ngrihej peshë dhe u vendos në karrocerinë e një kamioni dhe më pas drejt një vendit të sigurtë banimi.

Zyrtarët thanë se elefanti u mbajt në mbikqyrje për disa ditë para se të lëshohej në botën e egër, pranë xhunglës së Bishnupur.

Ka pasur disa raste kur elefantët janë afruar dhe kanë kërcënuar komunitete njerëzore rurale në Indi, prej humbjes së hapësirave të habitatit të tyre.

Një studim i fundit  në vend tregon se një e treta e njerëzve të vrarë nga elefantët në rajon 10 vjetët e fundit kanë qenë të pirë,  në momentin e incidenteve.

476 njerëz kanë vdekur dhe 1646 janë plagosur nga elefantet ndër vitet 2006 deri në 2016 në katër rajonet kryesore indiane: Darjeeling, Jalpaiguri, Alipurduar, e Cooch Behar.

Studimi i publikuar në revistën Plos One, thotë se 36% e viktimave të sulmeve fatale të elefantëve ishin duke përzënë kafshët nga fermat e tyre ne kohen e incidneteve, ose kishin konsumuar birrën vendase të orizit, të quajtur handia.

FOTO GALERI
3/8
Ushtarët e një kampi aty pranë, kishin dëgjuar thirrjet e kafshës për ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA