Konflikti Izrael-Gaza/ Franca e Egjipti shtojnë presionin ndaj SHBA për armëpushimin

19/05/2021 18:55

Egjipti ka nxitur sot ndërmjetësimin e një armëpushimi mes Izraelit dhe militantëve në Gaza, ndërsa Franca ka bërë thirrje për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara mbi dhunën, teksa presioni ndërkombëtar intensifikohet me ngadalësi kur të paktën 215 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite dhe 10 civilë kanë vdekur nga raketat e Hamas në Izrael.

Nxitja egjiptiane duket se po fiton vrull edhe mes fraksioneve në Gaza, ndërsa mediat izraelite thonin se Netanyahu është shprehur në jug të vendit, se luftimet mund të marrin fund brenda disa ditësh.

Jordania gjithashtu është përfshirë intensivisht në ndërmjetësimin e ndalimit të dhunës, duke iu bashkuar nxitjes franceze për rezolutë nga OKB dhe nisjen e ndihmës humanitare, çka ende refuzohet nga administrata amerikane e Biden.

Avionët izraelitë vazhduan sot të bombardonin ato që quanin rrjeti i tuneleve të nëndheshme që përdoret nga Hamas për lëvizjen e armëve dhe luftëtarëve. Zona e al-Rimal u godit të mërkurën dhe disa shtëpi rezidenciale u shembën. Izraeli thotë se po tenton të vrasë komandantin ushtarak të Hamas, Mohammed Deif, por sipas tyre përsëri ka shpëtuar.

Gjatë një vizite sot në një bazë ajrore në jug të Izraelit, kryeministri Netanyahu tha se grupet Hamas e Xhihadi Islamik, kishin “pësuar goditje që nuk i prisnin” dhe shtoi se operacioni do të vazhdojë “derisa të kthehet qetësia”.

Ndërkohë qindra palestinezë qëllonin sot me gurë në Jeruzalem dhe në Bregun Perëndimor  teksa trupat izraelite lëshonin gaz lotsjellës ndaj turmave të mëdha të protestuesve në Nablus, Betlehem, Hebron e qytete të tjera të bregut Perëndimor. /TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Protestat ne tokat e pushtuara pelstineze te Bregut Perndimor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA