Avioni që transportonte postën në SHBA rrëzohet pak pas ngritjes në ajër, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO) 05/11 02:36
Japonia këtë javë pritet të miratojë përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, i cili bazohet në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë, delegacioni këshillues i ministrisë do të takohet të enjten për të diskutuar miratimin për përdorimin e vaksinës Moderna në Japoni.
Sipas rekomandimit të delegacionit, pas takimit ministria do të japë leje për përdorimin e vaksinës Moderna. Më pas, duke filluar nga 24 maji, vaksinat Moderna do të aplikohen në pikat e vaksinimit. Aktualisht në Japoni përdoret vetëm vaksina Pfizer-BioNTech. Vaksina Pfizer-BioNTech u miratua zyrtarisht në shkurt.
Top Channel