I riu kthen pemën në ‘repart izolimi’ pasi nuk gjen vend në spitalin e koronavirusit (fotot)

19/05/2021 18:05

Në fshatrat e largëta të Indisë dhe shtëpinë e tyre modeste, kriza e Covid-19 ka krijuar probleme për mungesën e hapësirave, prandaj një i ri në krahinën Telangana e ndërtoi vetë “repartin e tij të izolimit” pranë shtëpisë së tij.

18-vjeçari Shiva krijoi një krevat të improvizuar në majë të një peme, duke përdorur degë e shkopa bambuje. Pasi rezultoi pozitiv, banorët i sugjeruan Shivas të vetë-izolohej, por familja e tij jeton në një kasolle të vogël pa mundësi izolimi.

Kështu që ai vuri në jetë planin e tij unik dhe tashmë Shiva ka 11 ditë që banon në pemë. Fshati i tij Kothanandikonda ka 350 familje por qendra shëndetësore është 5 km larg ndërsa spitali më i afërt është 30 km larg. Djali është student dhe ishte kthyer në shtëpi nga qyteti, pas shtimit të rasteve të infektimeve atje.

Strategji të ngjashme janë përdorur shpesh në Indi sidomos në rastet e kthimit në shtëpi të punonjësve emigrantë të cilët kanë shpikur mënyra nga më të ndryshmet për t’u izoluar prej mungesës së hapësirës në shtëpitë e tyre.

Shtatë punonjës emigrantë të krahinës së Purulia në Bengal e kishn karantinuar veten e tyre në krevatë të ndërtuar në pemë mangoje, pasi familjet e tyre jetonin në kasolle të vogla balte.

Edhe ata kishin improvizuar krevate me shifra bambuje dhe rrjeta kundër mushkonjave ku qëndruan për 14 ditët e kërkuara. Në rastin e Shiva, 18-vjeçari krijoi gjithashtu një sistem me kovë e litar, ku familjarët i sjellin ushqimin dhe sende të tjera të nevojshme.

Në raste të tjera fshatarët indianë janë vetëizolular në tualetet e tyre apo kasolle të improvizuara.

FOTO GALERI
1/3
Pasi rezultoi pozitiv familja e banorët i sugjeruan Shivas të vetë-izolohej

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA