Dita e 8-të e konfliktit/ Reduktohen sulmet mbi Gaza, përleshje në Jeruzalem, Biden nxit Netanyahu për ndalim të masakrës (fotot)

19/05/2021 15:20

E përditshmja New York Times raportonte sot se zyrtarët amerikanë po nxisin homologët izraelitë për dërgimin e sinjaleve të armëpushimit.

Megjithese një gjuhë e tillë nuk është publikuar nga Shtëpia e Bardhë, sipas raportimeve presidenti ka shtuar tonet e tij për ndalim të bombardimit të zonave të banuara në Gaza nga Tel Avivi.

Lajmi vjen në një kohë kur SHBA ka bllokuar me veto tre tentativa të Kombeve të Bashkuara për një deklaratë të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës vrastare mes ushtrisë gjigande të Izraelit dhe fraksioneve palestineze, ndërsa nga Gaza lajmet për goditje ajrore sot ishin të pakta.

Qendra e protestave pro-palestineze ishte sot në Jeruzalem dhe në Bregun Perëndimor. Dita e tetë e konfliktit shënoi të tjera protesta të dhunshme në qytetet e përziera në Izrael dhe në territoret e pushtuara palestineze.

Gaz lot sjellës u lëshua ndaj demonstruesve në Portën e Damaskut në Jeruzalem rreth 1.5 km larg xhamisë së Al-Aqsa – vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame – ku nisi konflikti i fundit.

Policë me kuaj dhe ujë me presion u përdorën ndaj protestuesve palestinezë, që vraponin për të shpëtuar nga granatat shurdhuese në Qytetin e Vjetër.

Në Bregun Perëndimor dy ushtarë izraelitë raportohej se u qëlluan me armë gjatë protestës në Beit El teksa qindra protestues palestinezë kishin bllokuar hyrjen e qytetit të Ramallah.

Trazirat në Bregun Perëndimor, i cili është i pushtuar nga Izraeli dhe ka 21 përqind të popullsisë hebreje, nisën në solidaritet me bashkëpatriotët e tyre në Gaza ku sulmet ajrore izraelite kanë vrarë deri tani 212 njerëz- duke përfshirë 61 fëmijë.

Dhjetë viktima civile janë raportuar nga Izraeli prej lëshimeve raketore të Hamas nga Gaza.

FOTO GALERI
17/20
Hebron, Bregu Perendimor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA