Biden i kërkon Netanyahut të ulen tensionet në Gaza

19/05/2021 18:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka thënë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai pret që të ulen tensionet në Gaza. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Biden ka biseduar përmes telefonit me Netanyahun, duke i kërkuar që të lëvizë në drejtim të arritjes së armëpushimit.

SHBA-ja është është një vend aleat i Izraelit dhe deri më tani ka kundërshtuar një deklaratë të përbashkët të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për konfliktin. Më herët Netanyahu tha se ushtria izraelite po tregon kujdes ndaj objektivave që po shënjestron.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, së paku 215 palestinezë, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite. Në Izrael, 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet e militantëve me raketa, kanë thënë zyrtarët atje.

Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara, Ocha, tha se 52,000 njerëz në Gaza janë zhvendosur – nga të cilët 47,000 janë larguar në shkollat e OKB-së.

Dhuna është përshkallëzuar qysh më 10 maj, pas disa ditësh trazira pranë kompleksit të Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Të mërkurën, katër raketa u shkrepën nga Libani në Izrael. Ushtria e Izraelit u përgjigj duke sulmuar “një numër objektivash në territorin libanez”.

Top Channel