Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 27°C.

Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 20°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 23°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA