Tensione para Kryeministrisë në ditën e 170-të protestës, qytetarët përplasen me efektivët e policisë
Lidjana Shahinaj, drejtuese e një njësie në Agjencinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e saj dhe kolegët, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme. Motra e Lidjanës, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ajo sapo kishte festuar 40-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht “zemra e saj e tradhtoi”.
Edhe kolegët e saj në Agjencinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin kanë reaguar me një mesazh prekës, ku e përshkruajnë si një person me vlera të rralla njerëzore, gjithmonë të gatshme për të dhënë mbështetje, mirësi dhe empati.
Në mesazhin e tyre, kolegët vlerësojnë edhe kontributin e Shahinajt në institucion, duke theksuar se ajo ishte ndër personat e parë që përqafoi risinë dhe vizionin e Agjencisë, duke i qëndruar besnike misionit të saj deri në fund.
“Do të mbetet gjithmonë një nga njerëzit me vlera të rralla njerëzore dhe me një kontribut të çmuar në institucion. Do të mbetet gjithmonë e paharruar mes nesh!”, thuhet në mesazhin e kolegëve.
Familjarët, miqtë dhe kolegët kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të Lidjana Shahinajt.
Top Channel