Në një spital në Gaza, Mohammad al Hadidi, përkëdhel djalin e tij Omar, i vetmi fëmijë i mbijetuar pasi një sulm ajror izraelit i mori jetën bashkëshortes dhe katër djemve të tjerë gjatë natës.
“Nuk më ka mbetur askush tjetër në këtë botë, përveç teje”, i thotë ai.
Pas sulmit, punonjësit e shpëtimit nxorën foshnjën pesë muajsh nga krahët e nënës së tij të vdekur, me një nga këmbët e tij të vogla të thyer në tre vende.
Fëmijët e tjerë të Mohamadit, 13, 11,8 dhe 6 vjec, humbën jetën në sulm bashkë me të ëmën, 36 vjecare.
I ulur në një krevat spitali, Hadidi e puth me dhembshuri të birin në faqe. Në krahët e tij, Omari qëndron i qetë, me këmbën e tij të lidhur me fasha. Nën një kurorë kaçurrelash të vogla, sytë e tij janë të perënduar dhe fytyra është e mbushur me gërvishtje.
Sulmi që i mori jetën pesë pjesëtarëve të familjes, erdhi në përfundim të festës së bajramit që shënon fundin e muajit të shenjtë të ramazanit.
Top Channel