Ushtria izraelite plagos 5 libanezë në protestat në kufirin libanezo-izraelit

18/05/2021 20:53

Pesë protestues libanezë janë plagosur pasi ushtria izraelite përdori gaz lotsjellës ndaj tyre në protestën e mbajtur në kufirin libanezo-izraelit.

Agjencia libaneze e lajmeve raportoi se protestuesit “u ngjitën në murin e betonit që ndan Libanin dhe Palestinën e pushtuar në qytetin jugor (libanez) Adaisseh”.

Sipas agjencisë, protestuesit përdorën gurë ndaj një tanku izraelit dhe nga ana tjetër forcat izraelite përdorën bombola gazi lotsjellës, duke lënë të plagosur pesë persona.

Agjencia raportoi se protestuesit po ashtu “asgjësuan kamerat e përgjimit të instaluara në kullën e hekurt mbi mur”.

Në kufirin libanezo-izraelit çdo ditë organizohen protesta në mbështetje të Palestinës kundër agresionit izraelit.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 213, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra. Të paktën 1.400 persona po ashtu janë plagosur.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë si pasojë e raketave të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit./AA/

Top Channel