Përplasja mes Izraelit dhe Palestinës, shkon mbi 212 numrin i viktimave

18/05/2021 01:36

Vazhdon përplasja mes Izraelit dhe Palestinës duke bërë që të rritet sërish numri i viktimave nga të dy kampet. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin ka shkuar në 212.

Ministria palestineze theksoi se shifra e viktimave përfshin 61 fëmijë, 35 gra dhe 16 të moshuar. Po ashtu mbi 1.400 palestinezë të tjerë janë plagosur gjatë ofensivës izraelite. Ndërkohë dhjetëra persona po ashtu kanë mbetur të vdekur nga raketat e lëshuara nga militantët e Hamasit drejt Izraelit.

Përplasja mes Palestinës dhe Izraelit në Rripin e Gazës është intensifikuar që para dy javësh. Fuqitë e mëdha dhe organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për ndalim të dhunës, por asnjë shenjë për ndalim të luftës nuk është parë deri tani.

Top Channel