Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje Nga 400 kg kokainë të kapur në Lipjan të Kosovës në një kontejner me mish janë ndaluar 25 persona deri tani, ku 7 prej tyre janë arrestuar.
Sipas Guardia Di Finanza, kontejneri vinte nga porti i Santos në Brazil, ku ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro dhe ishte drejtuar në një kompani me qendër në Lipjan të Kosovës.
Për të identifikuar autorët e trafikut Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, e drejtuar nga Avokati Giovanni Bombardieri, i ndihmuar nga Zëvendës Prokurori Calogero Gaetani Paci dhe Zëvendës Avokati Francesco Ponzetta ka dërguar një letër në Prokurorinë e Shtetit të Kosovës dhe Prokurorinë Speciale të Shqipërisë të kryera në territorin kosovar së bashku me Policinë e Kosovës dhe Policinë Kriminale Shqiptare, me koordinimin e Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Anti-Drogë të Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme dhe të Departamentit të 2-të të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza “Koordinimi i informacionit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të shtatë personave të lidhur me ngjarjen.
“Prishtinë, 18 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se, sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë. Prokuroria Speciale kërkesën e ka bërë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së”, shkruhet në njoftim.
Sipas burimeve brenda Doganës së Kosovës, transporti është bërë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, përmes pikës kufitare të Vërmicës, dhe transportuesi u kishte deklaruar punonjësve doganor se është duke bartur produkte mishi.”
Por, të përfshirë në procesin e bartjes së drogës në vlerë të 20 milionë eurove nuk ishin vetëm Kosova e Shqipëria. Me datë 3 maj Policia e Kosovës kishte pranuar informatë se një kontejner me kokainë ishte nisur nga Brazili për në Itali, kurse destinacioni i fundit ishte Kosova.
Mehmeti ka njoftuar se aksioni nuk është zhvilluar vetëm në Lipjan por dhe në vende të tjera të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave.
Top Channel