Luftanija australiane tërheq dy balena të vdekura pas testeve të zjarrit në portin amerikan të San Diego (VIDEO)

18/05/2021 21:40
Luftanija australiane HMAS Sydney ne manovra

Trupat e dy balenave të rrezikuara kishin dalë në sipërfaqe teksa luftanija australiane HMAS Sydney u ankorua në gjirin e San Diego Harbor, pas testimeve raketore në ujërat e Kalifornisë.

Një prej balenave “me flatër kurrizore” ishte rreth 20 metra e gjatë ndërsa tjetra ishte rreth tetë metra e gjatë sipas marinës së SHBA, e cila shtoi se ishte e trishtuar nga incidenti pasi “e merr shumë seriozisht sigurinë e gjitarëve detarë.”

Mediat lokale kishin marrë pamje të balenës më të madhe para se të tërhiqej përsëri drejt detit të hapur nga anijet.

Ndërsa balena më e vogël po mbahet për autopsinë, teksa sipas raportimeve mostra të indeve janë marrë nga të dyja.

Autoritetet e SHBA dhe Australisë do të kryejnë një hetim të përbashkët mbi incidentin, në të cilin besohet se balenat janë vrarë nga maja e trupit te luftanijes raketore, që shtrihet deri në shtatë metra nën sipërfaqe.

Luftanija raketore Sydney është e dyta më e re e marinës së Australisë, e lëshuar në det në mars 2020.

Ajo ka qenë duke kryer manovra të përbashkëta me marinën amerikane prej prillit dhe hyri në portin e San Diego të shtunën.

Balenat me flatër në kurriz konsiderohen specie e rrezikuar me një popullatë botërore me pak se 100,000, ndersa 3,200 prej të cilave jetojnë në brigjet lindore të SHBA. Specia është e dyta më e madhe e familjes së cetaceanëve detarë, pas balenës blu.

Biologu John Calambokidis thotë për rrjetin KGTV në San Diego’s se aktualisht jemi në sezonin e tyre “të ushqyerjes intensive”.

FOTO GALERI
1/3
Trupat e dy balenave të rrezikuara kishin dalë në sipërfaqe pas testimeve raketore te luftanijes australiane HMAS Sydney

Top Channel