Linja ajrore supersonike do të fluturojë drejt ‘çdo destinacioni në botë’ për vetëm $100 (fotot)

18/05/2021 18:35

Linja e re ajrore ‘Boom Supersonic’ thotë se shpreson të ndryshojë stilin e fluturimeve komerciale në botë, duke thënë se do ta arrijë këtë me shpejtësi super të larta, dhe pa qenë nevojë që njerëzit të paguajnë ‘sa qimet e kokës’.

Ajo thotë se do të dërgojë udhëtarët e saj në çdo destinacion të botës për vetëm 100 dollarë.

Kompania embicioze amerikane thotë se do të vërë në jetë planet e saj brenda një dekade, pasi beson se avancimet në teknologjinë e aeronautikës do të bëjnë qe dhe pasagjerët të udhëtojnë përtej shpejtësisë së zërit.

Drejtori i saj Blake Scholl thotë se ka besim në realizimin e ëndrrës së tij për fluturime supersonike për çdo pasagjer.

“Në duhet edhe pak kohë për të arritur aty,” tha ai në një intervistë me rrjetin CNN.

“Shumë njerëz mendojnë se jemi disa hapa përpara. Por më të sigurtë do të jemi brenda një apo dy dekadash”, shton ai.

Boom Supersonic ka prezantuar fazën e parë të projektit të saj të avionit supersonik të pasagjerëve, të quajtur XB1, i cili do të kryejë fluturimet komerciale me shpejtësi Mach 2.2 ose më shumë se 1,900km.

Fluturimet testuese nisin këtë vit, dhe Scholl shpreson që versioni final i mjetit të jetë gati në 2026.

“Ose do ta lëmë në baltë, ose do të ndryshojmë botën. Kjo barrierë kohe po na mban të ndarë. Por më shumë sesa barrierën e zërit, duhet të thyejmë barrierën e kohës”, tha ai.

I krijuar për të akomoduar 65 deri në 88 njerëz, mjeti Overture do të fokusohet në fluturimet trans-oqeanike, shumë më të shepjta sesa kategoria e biznesit në avionët e sotëm.

Kjo do të thotë se një fluturim nga Londra drejt New York do të kryhej në vetëm 3 orë e 15 minuta.

Fluturimet komerciale supersonike dolën nga itineraret që prej vitit 2003 kur modeli Concorde u nxorr nga shërbimi prej kostove, ndotjes mjedisore dhe pasigurisë.

Scholl thotë se projekti i tij do të jetë zgjidhja e dështimeve të Concorde.

“Ne besojmë të marrim stafetën aty ku e la Concorde, duke riparuar anën ekonomike dhe të qëndrueshmërisë mjedisore,” thotë ai, duke shtuar se Boom do të jetë një avion supersonik pa emetime karboni në atmosferë.

“Karboni i atmosferës do të lëngëzohet në formë karburanti, avioni do të fluturojë me të dhe më pas do të dalë nga prapa aeroplanit, kështu do të jetë si zhvendosja e karbonit brenda një cikli.”

FOTO GALERI
1/4
Linja e re ajrore ‘Boom Supersonic’ thotë se shpreson të ndryshojë stilin e fluturimeve komerciale në botë

Top Channel