Kinë/ Ndërtesa 300 metra e lartë fillon të lëkundet, momenti kur njerëzit ia mbathin të frikësuar (FOTO)

18/05/2021 18:07

Një ndërtesë e lartë me më shumë se 70 kate është evakuuar pasi filloi të lëkundej në qytetin jugor të Kinës, Shenzhen.

Personat e pranishëm filluan t’ja mbathnin me vrap sapo panë që ndërtesa 300 metra e lartë filloi të lëkundej, megjithëse nuk u regjistrua asnjë tërmet.

Autoritetet lokale nuk e dinë ende se çfarë ndodhi me ndërtesën 20-vjeçare, por kanë nisur hetimet.  Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë njerëzit që përplasen me njëri-tjetrin teksa përpiqen të largohen sa më shpejt.

Ndërtesa ndodhet në qendër të Shenzhen, një qytet i gjerë me më shumë se 12 milion njerëz, i njohur për industrinë e teknologjisë.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA