24/12 12:36
Një ndërtesë e lartë me më shumë se 70 kate është evakuuar pasi filloi të lëkundej në qytetin jugor të Kinës, Shenzhen.
Personat e pranishëm filluan t’ja mbathnin me vrap sapo panë që ndërtesa 300 metra e lartë filloi të lëkundej, megjithëse nuk u regjistrua asnjë tërmet.
Autoritetet lokale nuk e dinë ende se çfarë ndodhi me ndërtesën 20-vjeçare, por kanë nisur hetimet. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë njerëzit që përplasen me njëri-tjetrin teksa përpiqen të largohen sa më shpejt.
Ndërtesa ndodhet në qendër të Shenzhen, një qytet i gjerë me më shumë se 12 milion njerëz, i njohur për industrinë e teknologjisë.
Top Channel