Aksident i tmerrshëm hekurudhor/ SHBA, 47 vagonë përmbysen, evakuohen 3 mijë banorë

18/05/2021 18:11

Dalja nga shinat e një treni dhe zjarri që pasoi çoi në evakuimin e një qyteze në Iowa-n veriperëndimore për shkak të shqetësimeve për ngarkesën me nitrat amoni të trenit.

Një rreze prej 8 kilometrash përreth vendit ku treni me 47 vagonë doli nga shinat u evakuua dhe një qendër lokale u hap për të zhvendosurit.

Aksidenti ndonjë në afërsi të Sibley-t, një qytezë me rreth 3 mijë banorë.

Imazhet e aksidentit të postuara online tregonin dhjetëra vagonë të përmbysur përgjatë trasesë, me flakë dhe re të mëdha tymi.

Sipas zyrtarëve, 47 vagonë të trenit u përmbysën. Raportet e mediave lokale thonë se autoritetet vendosën të evakuonin banorët përreth për shkak se treni mbante një ngarkesë të madhe me fertilizues dhe nitrat amoni. Sidoqoftë, nuk u raportuan të lënduar në aksident dhe tani situata është vënë nën kontroll nga autoritetet.

Top Channel