Policia vret palestinezin që përplasi makinën me postbllokun/ Familje të vrara nxirren nga rrënojat e sulmeve në Gaza (fotot)

17/05/2021 15:26

Forcat izraelite kanë vrarë dje një shofer palestinez që përplasi makinën e tij me një postbllok, duke plagosur katër oficerë, në nje nga zonat problematike të Jeruzalemit.

Incidenti ndodhi në Sheikh Jarrah, në zonat e aneksuara të Jeruzalemit Lindor, ku një gjyq është duke vendosur për dëbimin e disa familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre për të vendosur aty kolonë hebrenj.

Në pamjet e agjencisë Reuters tregohej makina që përplasej me shpejtësi në bllokadën, në atë që policia quante sulm i qëllimshëm. Oficerët hapën zjarr duke vrarë shoferin e makinës, emri i të cilit nuk u publikua.

Abu Ubaida, zëdhënesi i Hamas në Gaza, vlerësoi atë që quante “veprim heroik dhe i guximshëm” në Sheikh Jarrah.

Hamas ka vijuar lëshimin e raketave artizanale ndaj Izraelit, pas gati dy javë tensionesh prej shtypjes izraelite ndaj besimtarëve në xhaminë e Al Aqsa në Jeruzalem, dhe planet për dëbimet nga shtëpia të palestinezëve në Sheikh Jarrah.

Mbrëmë policia izraelite solli blloqe betoni me vinça për të bllokuar hyrjen në zonën e dëbimeve të mundshme nga shtëpitë.

Ndërsa nga Gaza vinin pamje shokuese të fëmijëve të vrarë që nxirreshin nga rrënojat pas një tjetër nate sulmesh ajrore nga avionët e artileria izraelite.

Sipas raportimeve, mjeku i njohur palestinez Dr Moeen Alalool ishte mes të vrarëve nga sulmet ajrore në Gaza.

Neurologu Dr Alalool, ishte vrarë bashkë me pesë fëmijët e tij.

FOTO GALERI
2/20
Tym e zjarr mbi ndërtesat në qytetin e in Gaza pas sulmeve të avionëve izraelitë më 17 maj 2021.

Top Channel