Konflikti me Izraelin/ Zyrtarët e Gazës thonë se e diela ishte ‘dita më vdekjeprurëse’

17/05/2021 08:36

Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se e diela ishte dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftimeve aktuale me Izraelin.

Dyzet e dy njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite në këtë territor të Dielën.

Ushtria e Izraelit thotë se militantët palestinezë kanë qëlluar më shumë se 3,000 raketa në drejtim të Izraelit gjatë javës së kaluar, shkruan BBC.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka paralajmëruar se luftimet e mëtejshme mund ta fusin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.

Ai u lut për t’i dhënë fund menjëherë dhunës “krejtësisht të tmerrshme”.

Herët të hënën, aeroplanët luftarakë izraelitë filluan 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hodhën një breshëri raketash në Izraelin jugor.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA