Kërcënon policinë me armë, plagoset/ Fier, gjendet parcela me hashash. Banorët e zonës: Jemi të kërcënuar

17/05/2021 19:37

Mëngjesin e së hënës 29 vjecari nga Patosi Greseld Shpataraku po punonte në parcelën e tij të hashashit në fshati Gjorgoz në Cakran të Fierit kur policia mbërriti për një kontroll rutinë.

Me të parë forcat e rendit ai bëri gati armën tip kallashnikov dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe për ta hedhur armën. por një plumb në shpatull nga forcat e policisë e parandaloi atë ta përdorte armën.

29 vjecari mbeti i plagosur në parcelën mes pyllit ku policia zbuloi edhe shumë kubikë kanabisi. Ndërsa ai u dërgua në spitalin e Fierit, forca te shumta te policisë se rendit, repartit Shqiponja dhe FNSH vazhduan kontrollet në vendin e quajtur “Perroi i murtajës” ne fshatin Gjorgoz. Ngjarja ka frikësuar banorët e zonës të cilët thonë se hashashi nuk kultivohet nga vendasit

Ne ketë zone policia ka gjetur edhe me pare lende narkotike. Fshati Gjorgoz ka një shtrirje te madhe gjeografike, ndërkohe qe shtëpitë ndodhen larg me njëra-tjetrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA