Disa imazhe mizore nga bota e egër sillnin momentet kur një tufë prej rreth 20 luanësh u bashkuan për të rrëzuar bufalo uji në Kenia.
Pamjet tregojnë luanët që bashkohen për të nënshtruar prenë e tyre me masë madhore, duke e sulmuar nga prapa.
Tufa e luanëve shihen sesi sulmojnë kafshën duke ngulur kthetrat e dhëmbët në trupin e tij, në rezervatin e famshëm Maasai Mara.
Bisha e zezë dëgjohet që rënkon në dhimbje nga sulmet e luanëve.
Më herët tufa ishte duke qëndruar në hije, para se të shihnin kafshën e vetmuar.
Fillimisht dy luanë meshkuj nisën të inspektonin kafshën nga larg. Ata nisën të sprintonin drejt saj dhe nisën të ndiqeshin edhe nga femrat e tufës.
Bufalo u përpoq të largohej por u rrethua shpejt nga tufa e madhe e predatorëve. Në një moment ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke iu dorëzuar luanëve të uritur.
Kjo tufë luanësh është njohur edhe më parë në zonë për rrëzimin e bufalove të mëdhenj, thotë fotografi Murray Jacklin.
Luanët janë parë që punojnë së bashku si një makineri unike për të rrëzuar bufalot, megjithse pesha e tyre është sa një e pesta e bovinit me brirë.
Jacklin tha se tufa arriti të rrëzonte prenë e tyre me përpjekje relativisht të vogla, duke e kafshuar dhe sulmuar nga prapa.
Pasi e vranë kafshën brenda pesë minutash, luanët nisën ta ndanin gostinë e tyre që i zgjati rreth 24 orë.
Luanët zakonisht preferojnë pre më të vogël, por kur tufa është kaq e madhe ata ndjehen të sigurtë për të vrarë dhe pre të mëdha, siç është bufalo.
Jacklin tha: “Thuajse e gjithë tufa kërcente duke kafshuar nga prapa në kurrizin e bufalos. Pasi e rrëzuan ata e mbanin poshtë dhe një nga luaneshat nisi ta mbyste në grykë. Kafsha ulërinte në dhimbje por rrjedhimisht u rrëzua ndaj fuqisë së sulmuesve të panumërt”.
“Nuk kisha parë kurë një skenë kaq brutale, ishte nga më të jashtëzakonshmet që kam hasur në botën e egër afrikane”.
Top Channel