Grabitja barbare në Greqi/ Vrasësit e 20-vjeçares kishin informacion për €100 000, bashkëshorti identifikon të arrestuarin (fotot)

17/05/2021 17:07

Bashkëshorti i një nëne 20-vjeçare që u torturua e u vra barbarisht gjatë një grabitjeje në Greqi, është njoftuar sot të identifikojë një të dyshuar që është arrestuar për ngjarjen, pasi kishte parë fytyrën e vrasësit kur i kishte rënë maska.

20 vjecarja britaniko-filipinase Caroline Crouch, u mbyt për vdekje nga grabitës të maskuar, që në një moment kishin vendosur grykën e pistoletës te koka e foshnjes së saj, 11 muajshe.

Nw grabitjen tragjike qw ka shokuar Greqinë, Charalambos “Babis” Anagnostopoulos, bashkëshorti i Caroline, ishte lidhur i tëri në shtëpinë e tyre luksoze në periferi të kryeqytetit Athinë.

Ai ishte duke identifikuar sot fotografitë e rreth 30 të dyshuarve të mbledhur nga policia me shpresën se do të kujtojë vrasësin e gruas së tij.

“Ne po avancojmë me hetimet dhe laboratorët e policisë kanë gjetur gjurmë ADN-je e shenja gishtërinjsh në skenë”, tha një oficer për mediat.

“Lista e të dyshuarve është ngushtuar në 30 njerëz”, shtoi ai.

Anagnostopoulos e përshkruante vrasësin si të gjatë, me ngjyrë të errët lëkure dhe nën 30 vjeç.

Policia beson se vrasësi nuk e di se Charalambos ka pare fytyrën e tij, por për këtë arsye kishte vrarë Caroline.

Trupi i Caroline u gjet i lidhur te një shtyllë druri, ku vrasësit e kishin torturuar në papafingon e shtëpisë në prezencë të bebes.

Ndërsa Charalambos thotë se ishte lidhur i tëri si një “salçiçe”, i prangosur dhe me sy e gojë të mbyllura.

Dje një burrë nga Gjeorgjia është arrestuar me një pasaportë false në kufirin Greqi-Bullgari, si i dyshuar për lidhje me krimin, por spekulimet po zbeheshin sot.

“Ai ka lidhje me vjedhje të tjera të shtëpive por provat për lidhje me vdekje e Caroline po pakësohen,” shtoi oficeri.

Autoritetet shtuan se grabitësit dukej se kishin informacion informacion të brendshëm për një tërheqje prej 100,000 euro që Anagnostopoulos kishte bërë së fundmi me qëllim të blinte një tokë në Greqi.

“Duket se sulmuesit e dinin këtë por jo faktin që blerja ishte kryer”, tha oficeri duke shtuar se ata nuke  kishin besuar burrin kur i kishte thënë se kishte vetëm 15,000 euro të fshehura në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA