Një tjetër vrasje ka tronditur Shkodrën.

Një 32-vjeçar, i identifikuar si Endri Mustafa është gjetur i ekzekutuar me armë, në zonën e njohur si Livadet. I riu prej 3 ditësh ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët, ndërsa trupi i tij u gjet mëngjesin e së hënës, i qëlluar disa herë me armë zjarri.

Tre netë më parë, Mustafa kishte marrë dy mesazhe në celular, prej të cilave kishte dalë nga shtëpia rreth orës 10 të darkës për të mos u kthyer më.

Dyshohet se i riu është marrë me forcë nga autorët dhe me pas është dërguar në zonën e Livadeve, territor pranë liqenit të Shkodrës, i pabanuar, i pyllëzuar dhe i përdorur edhe më herët nga grupet kriminale. Aty 32-vjeçari është qëlluar disa herë në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një pistoletë, për të cilën policia po kryen ekspertizën.

Viktima Endri Mustafa, është një emër i njohur për policinë e Shkodrës. 32-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 ku akuzohej për “Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA