Danimarka do të djegë në inçenetatorë miliona nuselale ‘zombi’ me Covid, që dolën jashtë varreve masive (fotot)

17/05/2021 16:37

Danimarka tha sot se do të djegë në inçenerator trupat e miliona nuselaleve të infektuara me Covid pasi kafshët e vdekura ishin ringritur”nga varri i tyre masiv.

Rreth 17 milionë prej tyre ishin vrarë nga autoritetet me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit kur shkencëtarët thanë se një variant i fuqishëm mutant i sëmundjes por përhapej përmes tyre.

Por pasi shumë prej tyre u hodhën në një gropë pasive dhe u mbuluan me dhe në nëntor, në disa pamje shikuese shihej se kufomat po ringriheshin në sipërfaqe, duke bërë që shumë komentues t’i quanin neselale “zombi”.

Kësaj jave rreth 30 ton trupa në dekompozim nuselalesh u zhvarrosën dhe pritet të përzihen me mbeturina urbane për t’u djegur në furrnaltat e një inçeneratori të zonës.

Një ngarkesë prej dy milionë trupash u dërgua sot në inçenerator për testimin e kremimit, dhe nëse rezulton e suksesshme, impjantet energjitike te Måbjergværket do të furnizohen me 1,000 ton trupa kafshësh në formë karburanti, në 13 inçeneratorët e tyre në të gjithë Danimarkën.

Nuselalet e vrara “zombi” fillimisht kultivoheshin për pellushin e tyre, por tashmë do të gërrmohen përsëri duke u nxjerrë nga varri dhe do të digjen deri në muajin korrik, raportonin mediat.

Një drejtues vinçi në impjantin energjitik tha se mbeturinat e përditshme që digjen atje përmbajnë gjithsesi kocka e kafshë të vdekura.

Jes Simonsen tha për mediat lokale: “Është bukur kur ndodh diçka e re. Unë nuk kam frikë.”

Zëdhënësi i policisë Thomas Kristensen spjegonte: “Gjatë dekompozimit të trupave formohen gaze dhe ato enjten pak, në rastin më të keq ato dalin mbi sipërfaqe”.

Rreth 250,000 njerëz që jetojnë në veri të Jutland ku ndodhen shumica e fermave të pellushit të nuselaleve, ishin vendosur në izolim në nëntor.

FOTO GALERI
2/5
Varri masiv po gerrmohet per te testuar inceneratorin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA