U skualifikua nga SPAK për një fotografi/ Gjyqtari Gerd Hoxha fiton në KLGJ, vazhdon garën si kandidat në GJKKO
Dy persona janë arrestuar dhe një është vënë nën hetim për drejtim në mënyrë të parregullt të automjeteve dhe fshehje e të ardhurave.
Një 29-vjeçar është arrestuar duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa një 69-vjeçar pasi është konstatuar i dehur në timon.
Kurse një 44-vjeçari banues në Skrapar është vënë nën hetim pasi në aktivitetin e tij u konstatuan pllaka guri dekorativ të pa shoqëruara me
dokumentacionin përkatës.
Berat
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• E.Gj., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;
• F.D., 69 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin N.Q., 44 vjeç, banues në Skrapar, pasi në aktivitetin e tij u konstatuan pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel