Tufa e 100 elefantëve të skalitur me përmasa jetësore, shfaqen para pallatit mbretëror në promovim të bashkëekzistencës (fotot)

15/05/2021 16:12

100 skulptura te mahnitshme elefantësh aziatikë kanë dalë në shfaqje sot para pallatit mbretëror Buckingham Palace ne Londer, për të promovuar bashkë-ekzistencën mes kafshëve e njerëzve.

Kafshët në poza marshimi, u vendosën para rezidencës kryesore të mbretëreshës së Anglisë nga grupi i mbrojtjes së natyrës ‘Elephant Family’ si pjesë e fushatës së tyre ‘CoExistence’, të nisur si një reagim ndaj shtimit të përplasjeve në territore mes njerëzimit dhe botës së egër, që është pjesërisht përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve zoonotike (me origjine nga kafshet) siç ishte pandemia e Covid-19.

Çdo model i statujave është ndërtuar me ‘lantana’, një barishte e keqe parazite, nga largimi i të cilës ka shumë përfitime per boten e egër.

Pas shfaqjes së tyre në Londër, elefantët do të zhvendosen në parqe të tjera të Anglisë para se të nxirren në shitje për afro 6,000 paunde për çdo këlysh dhe £30,000 për elefantin e rritur.

Ruth Ganesh, drejtuese e Elephant Family, tha: “Kjo e sotmja shënon një hap të rëndësishëm  për emigrimin prej 13,000-miljesh të tufës nëpër botë. Elefantët janë këtu për të treguar historinë e tyre sesi të ndajmë hapësirën e planetit me kafshët dhe të gjitha gjallesat e mrekullueshme”.

FOTO GALERI
6/7
Ruth Ganesh, drejtuese e Elephant Family, tha: “Kjo e sotmja shënon një hap të rëndësishëm për emigrimin prej 13,000-miljesh të tufës nëpër botë. Elefantët janë këtu për të treguar historinë e tyre sesi të ndajmë hapësirën e planetit me kafshët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA