Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026
100 skulptura te mahnitshme elefantësh aziatikë kanë dalë në shfaqje sot para pallatit mbretëror Buckingham Palace ne Londer, për të promovuar bashkë-ekzistencën mes kafshëve e njerëzve.
Kafshët në poza marshimi, u vendosën para rezidencës kryesore të mbretëreshës së Anglisë nga grupi i mbrojtjes së natyrës ‘Elephant Family’ si pjesë e fushatës së tyre ‘CoExistence’, të nisur si një reagim ndaj shtimit të përplasjeve në territore mes njerëzimit dhe botës së egër, që është pjesërisht përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve zoonotike (me origjine nga kafshet) siç ishte pandemia e Covid-19.
Çdo model i statujave është ndërtuar me ‘lantana’, një barishte e keqe parazite, nga largimi i të cilës ka shumë përfitime per boten e egër.
Pas shfaqjes së tyre në Londër, elefantët do të zhvendosen në parqe të tjera të Anglisë para se të nxirren në shitje për afro 6,000 paunde për çdo këlysh dhe £30,000 për elefantin e rritur.
Ruth Ganesh, drejtuese e Elephant Family, tha: “Kjo e sotmja shënon një hap të rëndësishëm për emigrimin prej 13,000-miljesh të tufës nëpër botë. Elefantët janë këtu për të treguar historinë e tyre sesi të ndajmë hapësirën e planetit me kafshët dhe të gjitha gjallesat e mrekullueshme”.
Top Channel